I dashur lexues,

A e di që historia më e rëndësishme e botës është e panjohur për shumë njerëz? A është e mundur një gjë e tillë në botën e sotme kur informacioni është në majë të gishtave?

Padyshim që është e mundur. Le ta shtjellojmë së bashku. Po të drejtoj pyetjen më të rëndësishme të jetës. Nga kjo përgjigje varet përjetësia jote. Pyetja është: A je i shpëtuar? A je 100% i sigurt se kur të vdesësh do të shkosh në parajsë?

Nëse gjëja e parë që të shkon në mendje është që je njeri i mirë, që nuk i ke bërë keq të tjerëve, që je munduar të bësh vepra të mira dhe të jetosh me drejtësi, apo që je munduar të ndjekësh rregullat, moralin dhe normat fetare (apo mendime të ngjashme) dhe vetëm Zoti mund ta dijë përgjigjen e kësaj pyetje, atëherë ky mesazh është për ty.

Për shumë njerëz pyetja "A je i shpëtuar" nuk ka kuptim sepse ata nuk e dinë që janë në rrezik! Për çfarë rreziku bëhet fjalë? Një ditë të gjithë njerëzit do të dalin përpara Perëndisë dhe do të japin llogari për jetën e tyre.

Dhe sikurse është përcaktuar që njerëzit të vdesin një herë, por pas kësaj bëhet gjykimi... Hebrenjve 9:27

Në Bibël, Zoti na e tregon planin e Tij për shpëtim dhe se si mund ta dimë me siguri të plotë se ku do ta kalojmë përjetësinë. Ky plan është shumë i thjeshtë. Ti mund të shpëtohesh sot dhe ta kesh këtë siguri. Si? Së pari, mik i dashur, duhet të kuptosh që përpara Perëndisë je një mëkatar.

Nuk ka asnjë që bën të drejtën, jo, as edhe një”. “… se nuk ka dallim; sepse të gjithë kanë mëkatuar, dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë; Romakëve 3:10,22,23

Se paga e mëkatit është vdekje... Romakëve 6:23a

Kjo vdekje nuk është vetëm vdekja fizike, por përfshin një dënim të përjetshëm nga Zoti në ferr.

Por Zoti të deshi ty aq shumë, saqë dha Jezusin, birin e Tij të vetëmlindur, për të marrë dënimin për mëkatet e tua. Në kryq Jezus Krishti nuk vuajti vetëm dhimbjet fizike të kryqëzimit, por ai mori mbi vete dënimin e mëkateve të gjithsecilit.

Sepse atë (Jezusin) që nuk njihte mëkat, Perëndia e bëri mëkat për ne; që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të. 2 Korintasve 5:21

Jezusi duhej ta derdhte gjakun e tij dhe të vdiste.

Sepse jeta e mishit është në gjakun Levitiku 17:11

... pa derdhje gjaku nuk ka ndjesë. Hebrenjve 9:22

Por Perëndia e demonstron dashurinë e tij ndaj nesh, në atë që, ndërsa ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Romakëve 5:8

Ndonëse mendja jonë njerëzore nuk mundet ta kuptojë plotësisht se si ndodhi kjo, Zoti thotë që mëkatet e tua dhe mëkatet e mia u vendosën mbi Jezusin dhe dënimin për ato mëkate e mori Ai në vendin tonë. Kjo është e vërtetë. Zoti nuk mundet të gënjejë.

Perëndia… tani i urdhëron të gjithë njerëzit, gjithkund, që të pendohen. Veprat e Apostujve 17:30

Mik i dashur, ky pendim është një ndryshim i mendjes dhe qëndrimit në zemër duke rënë dakord me Perëndinë që të gjithë janë mëkatarë dhe duke besuar dëshminë e fjalës së Perëndisë për atë që Jezus Krishti bëri në kryq për ne.

Te Veprat e Apostujve 16:30,31, rojtari filipian pyeti Palin dhe Silan:

Zotërinj, çfarë duhet të bëj unë, që të shpëtohem? Dhe ata thanë: Beso në Zotin Jezus Krisht, dhe ti ke për t'u shpëtuar... Veprat e Apostujve 17:30,31

Thjesht beso në Të si i Vetmi që mori mëkatet e tua, që vdiq në vendin tënd, u varros dhe që Perëndia e ringjalli. Ringjallja e Tij na siguron se çdokush që beson Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin e vet e zotëron jetën e përjetshme.

Por të gjithë atyre sa e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bijtë e Perëndisë; pikërisht atyre që besojnë në emrin e tij; Gjoni 1:12

Sepse kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit, do të shpëtohet. Romakëve 10:13

“Kushdo”, të përfshin edhe ty. “Do të shpëtohet” do të thotë që kjo ndodh me siguri, jo “ndoshta” ose “mund”, por “do të shpëtohet”. Sigurisht, ti e kupton që je një mëkatar. Në këtë çast, kudo që je, duke u penduar, me besim te fjalët e Perëndisë, çoje zemrën në lutje para Tij.

Te Luka 18:13, një mëkatar u lut:" Perëndi, ki mëshirë për mua, një mëkatar!" Pranoje Perëndinë sipas Fjalës së Tij dhe kërkoje shpëtimin prej Tij me anë të besimit. Beso dhe do të shpëtohesh. As kisha, as veprat e tua, as ndonjë organizatë nuk munden të të shpëtojnë. Shpëtimin e sjell vetem Perëndia. Besoji Zotit sot dhe lutu thjesht: “Zot, e di që jam një mëkatar. Besoj se Jezusi vdiq në kryq në vendin tim. Besoj se derdhja e gjakut të Tij, vdekja, varrosja dhe ringjallja e Tij, ishin për mua. Tani e pranoj Atë si Shpëtimtarin tim. Të falënderoj për faljen e mëkateve të mia, për dhuratën e jetës së përjetshme nga hiri Yt i mëshirshëm, Amen.”

Plani i thjeshtë i Perëndisë për shpëtim është: Ti je një mëkatar. Prandaj, në qoftë se ti nuk beson te Jezus Krishti, i cili mori dënimin e gjykimit të mëkateve në vendin tënd, ti do ta kalosh përjetësinë në ferr. Në qoftë se beson tek Ai si Zoti dhe Shpëtimtari yt, që u kryqëzua, u varros dhe u ringjall, ti do të marrësh me anë të besimit faljen e të gjitha mëkateve të tua dhe dhuratën e Tij të shpëtimit të përjetshëm.

Mund të mendosh: “Kaq e thjeshtë është?” Po, kaq e thjeshtë është! Sipas shkrimit të shenjtë ky është plani i Perëndisë.

Mik i dashur, beso te Jezusi dhe pranoje Atë si shpëtimtar sot. Nëse ky shpjegim nuk ishte shumë i qartë, lexoje përsëri derisa ta kuptosh atë. Shpirti yt dhe përjetësia jote janë më të vlefshme se e gjithë bota.

Sepse ç'dobi do të ketë njeriu, po të fitojë të tërë botën, e të humbasë shpirtin e vet? Marku 8:36

Sigurohu që je i shpëtuar. Asgjë në botë nuk ia vlen që ti të shpërfillësh përjetësinë tënde. Lejoje Perëndinë të të shpëtojë në këtë moment. Fuqia e Perëndisë do të të shpëtojë, do të të mbajë të shpëtuar dhe do të të bëjë të jesh në gjendje për të jetuar një jetë të krishterë fitimtare.

Nuk ju ka zënë asnjë tundim, veç atij që është i zakontë për njeriun; por Perëndia është besnik, i cili nuk do të lejojë që të tundoheni përmbi atë që mundeni; por bashkë me tundimin do të bëjë edhe një udhë shpëtimi, që ju të jeni të aftë ta duroni. 1 Korintasve 10:13

Mos u beso ndjenjave të tua. Ato ndryshojnë. Qëndro në premtimet e Zotit. Ato nuk ndryshojnë asnjëherë. Pasi të shpëtohesh, duhet të praktikosh çdo ditë tri gjëra që të rritesh në besim.

  • Lutu – ti flet me Perëndinë.
  • Lexo Biblën – Perëndia të flet ty.
  • Bëhu pjesë e një kishe lokale – Perëndia të rrit në bashkësi me besimtarë të tjerë.

Të ftojmë që të lexosh ungjillin sipas Gjonit dhe letrën drejtuar Romakëve. Vargjet që flasin për temat e mëkatit, dënimit dhe shpëtimit me anë të Jezus Krishtit janë nënvizuar për t’i ndjekur më lehtë.

Nëse ke pyetje për këtë temë apo të tjera në lidhje me besimin apo rreth Biblës, të ftojmë të kontaktosh me ne.