Bibël falas për ju
Shoqëria biblike "Kristoforidhi i Dytë" do të shpërndajë mijëra Bibla falas për kishat ungjillore duke filluar në Maj 2026 dhe në vazhdim.
Nëse dëshironi të merrni një Bibël falas, ju lutem ndiqni hapat e mëposhtme.
Për anëtarët
Nëse jeni anëtar i një kishe, Biblën mund ta merrni falas në kishën tuaj. Ju lutem konfirmoni me pastorin tuaj nëse kisha juaj është regjistruar për të marrë Bibla falas. Nëse jo, atëherë thjesht inkurajoni pastorin tuaj që të regjistrohet dhe i dërgoni adresën e kësaj faqe.
Për pastorët
Nëse jeni pastor i një kishe, ose drejtues i një organizate me themel ungjillor, dhe dëshironi një bashkëpunim me Shoqërinë biblike "Kristoforidhi i Dytë" për të marrë Bibla falas për bashkësinë tuaj, ju lutem plotësoni regjistrimin më poshtë. Pasi të plotësoni të dhënat, ne do t'ju kontaktojmë për detajet e mëtejshme.