Kushtet e përdorimit të faqes bibla.online

bibla.online është një platformë që mundëson jo vetëm leximin e Biblës në internet, por edhe mjaft vegla studimi. Për të siguruar që platforma është e askesueshme për përdorim të gjerë, ju lutem lexoni me vëmendje kushtet e përdorimit.

1. Pranimi i Kushteve

Duke përdorur këtë faqe interneti dhe shërbimet e ofruara në të, ju pranoni të respektoni këto Kushte të Përdorimit. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të këtyre kushteve, ju lutemi mos përdorni faqen.

2. Përshkrimi i Shërbimit

Kjo faqe ofron përmbajtje dhe shërbime për qëllime informative dhe përdorim personal. Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë, përditësojmë ose ndërpresim çdo pjesë të shërbimit pa njoftim paraprak.

3. Përdorimi i Lejuar

Ju pranoni të përdorni faqen vetëm për qëllime të ligjshme dhe në përputhje me këto kushte. Ndalohet përdorimi i faqes në mënyrë që:

  • Shkel ligjet ose rregulloret në fuqi.
  • Dëmton funksionimin normal të faqes.
  • Cenon të drejtat e përdoruesve të tjerë.

Lejohen të gjitha veprimtaritë e mëposhtme në citimin e Biblës "Kristoforidhi i Dytë".

  • Lejohet citimi i vargjeve në faqet e mediave sociale.
  • Lejohet citimi i vargjeve në libra, revista apo publikime të krishtera, qofshin këto në formë të printuar ose digjitale.
  • Lejohet citimi i vargjeve në libra dishepullizimi, mësimi, trajnimi, ilustrimi, ose materiale për mësimdhënie.
  • Lejohet shpërndarja falas e Biblave të printuara nga Shoqëria Biblike "Kristoforidhi i Dytë" ose partnerëve të autorizuar.

Ndalohen të gjitha veprimtaritë e mëposhtme.

  • Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm në çdo formë i Biblës "Kristoforidhi i Dytë" pa leje të mëparshme, përveç rasteve të citimeve të arsyeshme.
  • Ndalohet riprodhimi i tekstit të Biblës "Kristoforidhi i Dytë" në faqe interneti, aplikacione të çdo forme pa leje të mëparshme.
  • Ndalohet riprodhimi në çdo formë fotografike, audio, video, apo kopjim i pamjeve të ekranit të faqes në internet bibla.online ose të aplikacioneve të Biblës "Kristoforidhi i Dytë".
  • Ndalohet përdorimi i formave të automatizuara me robotë ose inteligjencë artificiale të përmbajtjes së faqes në internet bibla.online dhe aplikacioneve për telefona ose tableta.

4. Kufizimi i Aksesit dhe Abuzimi i Burimeve

Ne rezervojmë të drejtën të kufizojmë, pezullojmë ose bllokojmë aksesin tuaj në faqe në çdo kohë, pa paralajmërim, në rast se:

  • Zbulohet përdorim i tepruar i burimeve të sistemit.
  • Identifikohet aktivitet i automatizuar (p.sh. scraping, crawling, bot-e) pa leje.
  • Kryhen përpjekje për nxjerrje masive të të dhënave (data scraping).
  • Vërehen tentativa për ndërhyrje në sigurinë ose stabilitetin e sistemit.

Përdorimi i mjeteve dhe metodave të automatizuara për të mbledhur të dhëna nga kjo faqe pa autorizim të qartë është rreptësisht i ndaluar.

5. Pronësia Intelektuale

E gjithë përmbajtja në këtë faqe, përfshirë tekstet, dizenjimin, strukturën dhe materialet, është e mbrojtur nga ligjet e të drejtave të autorit dhe nuk mund të kopjohet, shpërndahet apo ripërdoret pa leje.

6. Përgjegjësia

Ne përpiqemi të sigurojmë saktësi dhe disponueshmëri të vazhdueshme të shërbimit, por nuk garantojmë që faqja do të jetë gjithmonë online pa ndërprerje. Përdorimi i faqes lejohet brenda mundësive teknologjike.

7. Ndryshimet e Kushteve të Përdorimit

Ne mund të përditësojmë këto kushte herë pas here. Ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në këtë faqe.

8. Kontakti

Për të kontaktuar me ne, ju lutem përdorni faqen e kontaktit ose faqet tona në rrjetet sociale.